Sigal

Pavarësisht se prej vitesh nuk janë më bashkë, Selena Gomez dhe Justin Bieber zënë një vend të veçantë në zemrën e njëri-tjetrit. Disa burime pranë këngëtarit kanë treguar për ‘People’ se Justin gjithmonë interesohet për Selenën, pasi ai u shfaq duke qarë pas lajmit se këngëtarja ishte shtruar në spital. “Është e vështirë për të të dëgjojë se Selena nuk është mirë. Të dy kanë luftuar shumë pas ndarjes, por Justin ka pasur gjithmonë simpati ndaj Selenës.

Ai dëshiron më të mirat për Selenën dhe që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme”, – ka thënë i njëjti burim. Justin u fotografua nga ‘paparazzi’ duke qarë në makinë përpara partneres së tij, Hailey Baldëin. Ndërsa një ditë më pas ai u pa duke përqafuar disa nga miqtë e tij. Kujtojmë se Selena Gomez vetëm pak ditë më parë ju desh të shtrohej në një spital psikiatrik për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe të mjekohet për numrin e ulët të qelizave të bardha të gjakut.