I komenton për herë të parë, kritika tipike e çdo nëne shqiptare! Arbana Osmani e shkujdesur në detaje

148

Moderatorja, Arbana Osmani ka vendosur të ndërmarrë një tjetër udhëtim jashtë vendit, kësaj radhe nën shoqërinë e të dashurit të saj, Eduart Grishaj.

Ajo ka publikuar një foto, veshur me një pallto bezhë, një palë pantallona në të njëjtën ngjyrë dhe një palë këpucë “Timberland”, por mesa duket ka harruar një detaj, lidhëset.

Nëna e moderatores, Flutura Osmani ka vendosur të lërë një koment, si rrallëherë, ku bën kritikën tipike të çdo nëne shqiptare: “Lidhëset mam!”

(Komentet në postimin e Arbana Osmanit)

Arbana Osmani i është përgjigjur menjëherë nënës së saj, që komenton rrallë në profilin e saj: “O Zot”, duke e shoqëruar me emoji të qeshurash.

Moderatorja ka qenë mjaft e rezervuar në jetën e saj private, por kohët e fundit ajo ka vendosur të jetë më transparente me publikun, ku nuk ka nguruar të publikojë familjarë të ngushtë, por edhe të birin, Jon.