Sigal

Jemi mësuar të shohim miqësi të mira mes personazheve të njohur të ekranit. Por ditën e sotme është zbuluar padyshim një ndër më të veçantat. Bëhet fjalë për çiftet Ermal Mamaqi e Amarda Toska si dhe Almeda Abazi dhe bashkëshortin e saj turk, Tolgahan.

Prej kohësh kemi parë copëza momentesh të publikuara në rrjete sociale të aktorit të humorit dhe moderatores Almeda Abazi e bashkëshortit të saj turk, por mesa duket miqësia mes tyre qenka më e fortë nga sa e mendonim. Madje pjesë e grupit është bërë edhe këngëtarja Elvana Gjata, mikesha e ngushtë dhe e vjetër e komedianit të njohur.

Së bashku ata kanë kanë udhëtuar drejt Francës dhe arsyen na e zbuluan pak minuta më parë. Bëhet fjalë për Beyonce dhe Jay Z, të cilët kanë bërë bashkë miqtë për të ndjekur një nga koncertet, pjesë e turit botëror në Nice. Nga fotot e shpërndara është zbuluar se koncerti nis pas pak dhe të gjithë janë shumë të lumtur që janë ndër mijëra njerëz që do të ndjekin këngëtarët e njohur./revistawho.com