Humbi 23.5 kg për “Joker”, Phoenix: Ka ndikuar në gjendjen mendore

529
Sigal

Aktori Joaqun Phoenix ka rrëfyer së fundmi sakrificat që i janë dashur të bëjë, për të qenë pjesë e filmit “Joker”.  44-vjeçari tregoi për “The Associated Press” se i është kërkuar nga regjisori Todd Phillips të  heqë 23.5 kilogramë.

Ndonëse pohoi se i ka humbur në mënyrë të kujdesshme, nën mbikqyrjen e një doktori, Phoenix tha se ky proces ndikoi në gjendjen e tij mendore. E megjithatë, aktori, kandidat potencial për çmimin Oskar, u shpreh se është impresionuar nga ndjesitë e përftuara më pas

“Gjëja imë interesante për mua është se kisha pritur dhe parashikuar me humbjen e peshës ndjenjën e pakënaqësisë, urisë dhe dobësisë. Por ajo që nuk kisha parashikuar ishte pikërisht ajo ç’ka arrita të ndjeja; lirshmërinë fizike”-tha Phoenix, duke shtuar se lëvizjet fizike shfaqen tek personazhi i filmit si një pjesë mjaft e rëndësishme e karakterit.

“Joker” sapo ka dalë nëpër kinematë e botës. Risjellim në vëmendje se filmi është shoqëruar nga një valë kritikash, se ai glorifikon një vrasës dhe se mund të inkurajojë sulme të ngjashme kudo.