Hidhet shorteu për “Eurovizion 2020”, ja kur garon Shqipëria

505
Sigal

Ditën e sotme është hedhur shorteu i “Eurovizion 2020” dhe është bërë e ditur renditja e Shqipërisë.

Këtë vit siç e dimë, Shqipërinë do ta përfaqësojë këngëtarja Arilena Ara.

Arilena, e cila na përfaqëson me këngën “Shaj”, do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta në radhë.

Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të shteteve që garojnë në dy netët gjysmëfinale:

Gjysmë-finalja e parë:

Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika.

Gjysmë-finalja e dytë:

Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria

Kujtojmë se shtetet si: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, bëhen pjesë e finales automatikisht.