Aktori i njohur shqiptar Herion Mustafaraj njihet nga të gjithë me rolin protagonist në ‘Beni ecën vetë’.

Rezultate imazhesh për herion mustafaraj

Që prej asaj kohe ai është një nga aktorët më të dashur pavarësisht se jeton në New York prej shumë vitesh dhe vizitat në Shqipëri nuk janë aq të shpeshta. Ditën e sotme Herjoni ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ku për herë të parë ka prezantuar të bijën publikisht.

Dea ka vizituar Shqipërinë këtë verë për herë të parë dhe siç zbuloi gjatë intervistës, është magjepsur nga gjithçka ka parë gjatë pushimeve në vendin tonë.

Herioni zbuloi se e bija vazhdon aktualisht gjimnazin për arte dhe adhuron këngën e pianon. Surpriza që 50-vjeçari ka rezervuar për të gjithë ata që e duan ishte lajmi për organizimin e një ‘One man show’ në shtator për publikun shqiptar.