Sigal

Modelja e famshme Heidi Klum i tha “Po” propozimit të partnerit të saj Tom Kaulitz. Kjo do të thotë që shumë shpejt do të kemi një dasmë.

45-vjeçarja njoftoi me anë të rrjeteve sociale se ka pranuar propozimin e partnerit duke treguar unazën me diamantë.

Lidhja mes saj dhe 29-vjeçarit ka nisur në muajin mars dhe ata janë më të dashuruar se kurrë. Tom është një muzikant dhe më parë ka patur një martesë me Ria Sommerfeld që përfundoi në fillim të këtij viti.