Hailey Bieber suporton publikisht Selena Gomez

237

Pas ndarjes së bujshme nga Selena Gomez, Justin Bieber nisi romancën e re me modelen Hailey Bieber.

Madje, gjërat mes tyre rrodhën aq shpejt, sa ata u fejuan dhe u kurorëzuan me martesë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Justin e tregon gjatë gjithë kohës sa i dashuruar është me Hailey-n dhe të gjithë e kemi kuptuar se ai e ka lënë pas historinë me Selena-n, megithëse për një kohë të gjatë fansat s’mund të mësoheshin me këtë ide.

Madje, ata i shkruanin mesazhe të shumta Hailey-t, duke i thënë të heqë dorë nga Justin e ta lërë këngëtarin të bashkohet me Selena-n.

Pavarësisht të gjithave, duket se Hailey nuk e ka aspak problem t’i mbështesë publikisht Selena-n dhe shoqet e saj.

Modelja ka pëlqyer një postim në Instagram të një shoqeje të përbashkët të saj dhe Selena-s, ku flitej për sipërmarrjen e re të 3 vajzave, mes tyre edhe Selena-s.

“Shumë e emocionuar që Episodi 1 i serialit tim të fundit “Giving Back Generation” është këtu! Në këtë episod ne flasim për miqësinë që Raquelle ndau me ndjekësit e saj. Ky episod është veçanërisht i veçantë për mua pasi Courtney, Sel dhe Ashley kanë qenë miket e mia gjatë të 20-ave. Ne flasim për atë që do të thotë të mbështesim njëra-tjetrën, të falim dhe të rritemi së bashku. Mezi presim të dëgjojmë reagimet tuaja dhe shpresoj t’ju frymëzojë.”- është shkrimi ku përmendet Selena, të cilin Hailey e ka pëlqyer.

Kujtojmë se një vit më parë, Hailey ndoqi në Instagram një faqe të fansave të Selena Gomez, ndërsa më pas i bëri ‘unfollow’ duke u shprehur se i kishte ndjekur aksidentalisht.