Habit aktorja e njohur: S’kam dalë në asnjë takim që prej 35-vitesh

551
Sigal

Aktorja e famshme Diane Keaton, tashmë 73-vjeç, i ka habitur të gjithë teksa ka pranuar në një intervistë për “InStyle” se nuk ka dalë në takim me një mashkull që prej 35 vitesh.

E pyetur nëse burrat e ftojnë në takime, Diane u përgjigj:

“Kurrë, në rregull? Le ta sqarojmë që tani, është me rëndësi. S’kam dalë në asnjë takim që prej 35 vitesh. Asnjë takim. Kam plot shokë meshkuj. Kam shumë shokë, por jo takime. Asnjë puçi-puçi.”- u shpreh Keaton.

Megjithatë, aktorja ka pasur disa lidhje romantike me yjet e Hollywood-it si Jack Nicholson, Warren Beatty, Al Pacino apo Woody Allen.