Sigal

Mos u habisni nëse Adelina Ismaili do të shkëputet nga muzika për tu bërë pjesë e politikës.

Këngëtarja ka bërë një postim në rrjete sociale, ku tregon një video ku ka dhënë mendimin për Ushtrinë e Kosovës.

Videoja e shpërndarë në Facebook ka marrë 927 komente dhe 12.322 reagime, gjë që ka bërë Adelinën të bëjë një deklaratë të papritur.

“Waw! Kaq shumë reagime vetëm se tregova një pikëpamje politike. A duhet të kandidoj për Presidente?”, shkruajti këngëtarja në Instagram.

Përvec hiteve ritmike, Adelina ka prekur shumë fenomene politike me anë të muzikës së saj. Madje bëri dhe një të titulluar “Ushtrinë time do ta bëj”, të cilën ia dedikonte ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.