Habisin ekspertët e gjuhës së trupit: Miley dhe Cody po shtiren, nuk janë të lidhur

553
Sigal

Prej disa javësh këngëtarja Miley Cyrus ka nisur një histori të re dashurie me shokun e saj të ngushtë Cody Simpson. Por duket se ekspertët e gjuhës së trupit në SHBA janë shumë skeptik për vërtetësinë e kësaj lidhje.

Sipas ekspertes Blanca Clobb lidhja mes Miley dhe Cody është false dhe fotot e realizuara prej tyre janë vetëm për të tërhequr vëmendjen.

Ajo theksoi se Cody është thjesht ‘duke shijuar momentin’ ndërsa Miley kërkon të tregojë ‘se nuk i interesojnë komentet apo kritikat’.

Veç saj mediat e huaja kanë shkruar se Miley ka tentuar të telefonojë ish-bashkëshortin e saj, Liamin kur ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu është bërë e ditur se ai nuk ka ndërmend t’i kthehet kësaj historie.

“Ajo ishte e dehur dhe e telefononte atë për një kohë, kështu që tani është drejtuar nga mediat sociale për të marrë vëmendjen e tij”. Kjo romancë me Cody-n, vizita në spital dhe sjellja e vazhdueshme e tipit ‘më shikoni mua’ është thjesht për të shtypur butonat e Liam. Kjo gjë ka funksionuar gjithmonë në të kaluarën, sepse ai është një djalë i mirë që në fund të fundit e do atë, por tani ai thjesht nuk do të ketë të bëjë me të, madje as si shoqe, dhe kjo po e çmend Miley-n”,-shkruajnë mediat. Miley dhe Liam i dhanë fund martesës së tyre pas vetëm 8 muajsh, ndërkohë të lidhur ata kishin rreth 10 vjet.