Si çdo vit, në Kosovë, ekzaktësisht në Rahovec, mbahet festivali i njohur i quajtur “Hardh Fest”, që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Gjithnjë organizatorët e festivalit sjellin këngëtarë me famë botërore, përveçse atyre vendas, ku kësaj radhe kanë goditur në shenjë me një ndër grupet më të njohura të rock-ut në Suedi, “Madman’s Choice”.

Edhe pse publiku nuk e njihte grupin, ata menjëherë u elektrizuan nga surpriza që “Madman’s Choice” kishte rezervuar për ta. Solisti i grupit, gjatë performancës së tyre, nisi të këndonte këngën e mirënjohur patriotike “Xhamadani Vija Vija”, të cilën publiku e shoqëroi më së miri .

“Madman’s Choice” është një grup rock-u/alternativë nga Gothenburg, e cila përbëhet nga 4 anëtarë: Morgan de Boer, Peter Gustafsson, Gustav Linde, Patrik Petersson.