Greta Koçi nuk nguron t’i kthejë një përgjigje ndjekësit

525
Sigal

Këngëtarja Greta Koçi gjithnjë di si të godasë në shenjë me këngët e saj të cilat brenda pak kohësh kthehen në hite.

Rikujtojmë se kënga e fundit e Gretës titullohet “E kuqe” dhe ka pasur një impakt shumë pozitiv tek publiku.

Ajo hyn në kategorinë e artisteve që janë tepër të familjarizua me ndjekësit në Instagram, dhe ka gjithnjë një përgjigje për çdo pyetje që ata bëjnë.

Ditën e sotme një prej ndjekësve i ka shtruar pyetjen: “Kot një pyetje pak me spec, sa merr për një koncert?”

Sigurisht, pyetje të tilla janë mjaft private, megjithatë Greta nuk ka nguruar që ta bëjë publike pyetjen e ndjekësit dhe t’i kthejë një përgjigje gjithashtu: “Ishte tamam me spec. Po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Më shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo ku ka shqiptarë dhe mbushem me shumë dashuri nga çdo koncert që jap.”