Sigal

Në familjen e Aurela Gaçes sot është një ditë shumë speciale. Vajza e saj e madhe feston 7-vjetorin e lindjes dhe e ëma ka zgjedhur fjalët më të bukura për të shprehur emocionet dhe mirënjohjen që e ka në jetë e saj.

Rezultate imazhesh për aurela gace dhe grace

“Si sot, 7 vjet më parë të mbajta në duar për herë të parë, dëgjova të qarën tënde si melodinë më të bukur që veshët ndonjëherë kishin dëgjuar….pak orë mbas lindjes tënde, në shtrat e lodhur më zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja sytë të shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty vërtetë. Nuk mund ta përshkruaj saktë ndjesinë, por di që jeta ime mori tjetër kuptim qysh kur mësova se ti po rriteshe brenda meje. Uroj që të jem pranë teje ashtu siç fëmija meriton të ketë prindin pranë, në të mirë e në të keq…uroj shumë që të jem aty për të gjitha ditëlindjet e tua, të të shoh të rritesh e të më kesh krahun tënd, kraharorin ku do gjesh gjithçka. Edhe sot kur të mbështes në kraharor, kam të njëjtën ndjesi që pata kur të mora në duar për herë të parë. Mami, babi e motra jote e vogël, gjyshet e gjyshi e gjithë familja të duam shumë. U rritsh e u bëfsh ç’të dëshiron vetëm zemra jote. GRACE , HIRI I PERËNDISË. EMRI YT KA KUPTIMIN MË TË BUKUR, SEPSE JE DHURATA MË E BUKUR”,-shkruan ajo krahas fotos me të bijën.

Shpesh herë kemi parë dedikime të veçanta nga Aurela për vajzat e saj, por ky padyshim është ndër më të bukurit.