Sigal

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka treguar disa detaje shumë interesante për jetën e tij.

Eugenti tregoi gjatë emisionit se talentin në muzikë e ka të trashëguar nga gjyshja dhe sipas tij ajo ka punuar si vajtuese.

“Gjyshja ime ka punuar si vajtuese. Thirrej nga njerëzit, sidomos nga njerëzit e babit nëpër ceremoni mortore. Babi më thotë gjithmonë se asaj i ngjaj”,- tregoi Eugenti.

Ndërsa kur vjen puna te projektet muzikore, këngëtari zbuloi se në dhjetor do publikojë një këngë të re, pasi jeta e natës kohët e fundit i merr shumë kohë dhe e ka larguar nga studio