Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një foto

422
Sigal

Një foto e realizuar në vitet e 50′, tregon gjyshin e Dua Lipës dhe Rita Orës të ulur bashkë në një tavolinë.

Dua dhe Rita, dy këngëtaret shqiptare me famë botërorë, flitet se nuk kanë raporte të mira me njera-tjetrën, por fotoja tregon se familjet e tyre, njihen prej kohësh.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai poashtu ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje.

Ndërkaq, Seit Lita ka qenë historian e intelektuali i shquar në vitet e 70-ta, ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.

Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photography nga Nol Sahatçiu.