Sigal

42 vjeçarja braziliane, Giovanna Antonelli, është e njohur në mbarë botën për rolin e Zhades në telenovelën “Kloni”.

Image

Ajo ka pozuar nudo për revistën prestigjoze “Vogue’ të Brazilit.

Në këtë mënyrë, aktorja është përpjekur të tërheq vëmendje rreth kancerit të gjirit.

Dita e kancerit të gjirit është 15 tetori dhe kjo ditë është dita e sensibilizimit në 44 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

Giovana ka vendosur të pozojë për “Vogue Brazil” tërësisht e zhveshur.

Trupi i saj është i mbuluar vetëm nga një pikturë rozë.

“Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje,sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit.”  u shpreh aktorja.