Sigal

Sipas një interviste që supermodelja ka dhënë për “Evening Standard”, tregon se në mëngjes ha fasule të pjekura: “Më pëlqejnë shumë ushqimet britanike. Por jam veçanërisht e dashuruar me fasulet e pjekura në mëngjes dhe Zayn i gatuan shumë mirë.” Ah, po. I dashuri i saj britanik (Zayn Malik, keni dëgjuar për të??) po e mëson Gigi-n me mëngjeset britanike. Atëherë çdo gjë merr kuptim!

Supermodelja vazhdon diskutimin për gatimet e “Z (Zayn)”, që është shumë i talentuar: “Ai bën një curry (ushqim tradicional indian) të shkëlqyer. Pula me gjalpë mban po ashtu firmën e tij.” (Sigurisht, Zayn është po aq i mirë në gatim sa ç’është i mirë edhe si këngëtar. Derisa e thotë Gigi, me siguri duhet të jetë.)

Kështu, si konkluzion, ne mund të marrim shembull nga Gigi Hadid dhe të fillojmë të hamë fasule të pjekura në mëngjes, kerri dhe pulë me gjalpë. Nëse e keni të dashurin britanik që të gatuajë për ju, do ishte edhe më mirë. (OK, bëjini disa kopje kësaj të fundit)