Sigal

Modelja me famë botërore Gigi Hadid e ka nisur ditën në një mënyrë aspak të zakonshme. Modelja ka vizituar kampin e fëmijëve të refugjatëve në bashkëpunim me ‘UNICEF’.
Ka qenë vetë Gigi e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale video dhe foto ku shihet duke luajtur futboll me këta fëmijë dhe duke u bërë njësh me ta.

Bashkangjitur këtyre pamjeve modelja ka shkruar se ky është një kamp ku fëmijët e refugjatëve mësojnë te pikturojnë, të lexojnë apo edhe të luajnë futboll. Sipas saj këta fëmijë kalojnë një pjesë të ditës edhe duke punuar për të ndihmuar familjet e tyre.