Sigal

Supermodelja Gigi Hadid dëshiron të lërë botën e modelingut. Në një

intervistë për Pirelli, kalendarin më të famshëm në botë, ajo tha se
dëshiron që të ndjekë gjurmët e Tyra Banks dhe Cara Delevingne. Këtë
të fundit nga modele tashmë janë aktore.

“Unë dua shumë të aktroj. Nuk dua më një punë që bazohet vetem tek
look-u. Dëshiroj të luaj role të mëdha në një ose dy filma. Dua të
tregohem e zgjuar dhe të luaj karaktere për të cilat jam vërtetë e
interesuar”.

Para një viti ajo imitoi Melania Trump dhe të gjithë u surprizuan nga
aftësitë e saj. 23-vjeçarja madje ka nisur të marrë pjesë në disa
audicione filmash, për të parë cili është ai që i përshtatet më mirë. Edhe
pse një nga modelet më të paguara të momentit, duke pushtuar revistat
me të mëdha në botë, Gigi mesa duket nuk i intereson më të jetë thjesht
një imazh kopertine.