Gigi Hadid drejt rikthimit me Zayn, por as Tyler Cameron..

448
Sigal

Pas lidhjes së shkurtër që pati me Tyler Cameron, Gigi Hadid po përflitet për një ribashkim të mundshëm me ish-in e saj, Zayn Malik.

Burime pranë çiftit kanë treguar se modelja po flet sërish me Zayn dhe ata janë shumë pranë një ribashkimi.

Mirëpo, teksa Gigi është drejt rrugës së rikthimit me ish-in e saj, edhe Tyler Cameron i ka bërë lëvizjet e tij.

Sipas “The Digital Weekly”, aktori ka nisur të dalë me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Anastasia Karanikolaou.

Sipas informacioneve, ata janë parë duke flirtuar e duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin teksa kishin shkuar të shihnin së bashku ndeshjen e “Clippers” në Los Angeles.

Pas kësaj, Stassie dhe Tyler shkuan të dy në një lokal nate.

Sipas burimeve, çifti është takuar dhe më parë mirëpo çfarë na habit është fakti që ata ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.