Genta Ismajli më e lumtur se kurrë, ja dedikimi romantik që i bëri partnerit

604
Sigal

Këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli, nuk ka hezituar t’i dedikojë shpesh fjalët më të bukura partnerit të saj. Së fundmi, ajo ka bërë të njëjtën gjë në një foto ku shfaqet mjaft e qeshur pranë tij.

“I dua sytë e mi kur ti i shkon. E dua emrin tim kur ti e thërret. E dua zemrën time kur ti e prek atë. E dua jetën time kur ti je në të“, shkruan ajo.

Mesa duket dyshja po shijon një tjetër udhëtim momentalisht. Vetëm pak kohë pasi u kthyen nga Chicago, i dashuri i saj takoi familjen e Gentës.

Kujtojmë që i dashuri i këngëtares shqiptare quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeç. Ai jeton në Zvicër, ku ka edhe disa biznese, prandaj këngëtaren e kemi parë shpesh të udhëtojë si drejt Zvicrës, edhe drejt Turqisë.