Gaz Paja deputet ? Ja si përgjigjet aktori i humorit

513
Sigal

Përpos aktrimit, Gaz Paja tanimë është angazhuar edhe në politikë. Ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës duke përfaqësuar Partinë Socialiste.

Në intervistë me Jonida Shehun në Soiree në Top Channel, ai është pyetur pikërisht për këtë aspekt të jetës së tij dhe për planet që ka në politikë.

“Unë nuk mendoj se i kam hyrë politikës dhe nuk do t’i hy ndonjëherë për vetë karakterin tim. Dua të plakem në skenë”, është shprehur Gaz Paja.

“Po nëse nesër të vijnë dhe të thonë të bëhesh deputet Gazi, çfarë do t’ju thuash?”, e ka pyetur më tej Jonida.

Ai i është përgjigjur më një “jo” të bindur duke e thënë hapur që nuk do të bëhet kurrë deputet.