Game of Thrones rrëmben çmimin më të madh në Emmy 2018

515
Sigal

Pas mungesës në ceremoninë e vitit të kaluar, Game of Thrones u kthye në 70-vjetorin e çmimeve Emmy për të marrë në shtëpi çmimin më të madh të natës: seri të jashtëzakonshme drame.

Filmi i HBO, sezoni i tetë i së cilit do të jetë i fundit, fitoi gjashtë çmime të tjera për make-up, kostumet, kompozimet muzikore dhe koordinimin e veprimeve.

Filmi mori çmimin edhe në vitin 2015 dhe 2016 por mungoi vitin e kaluar pasi data e transmetimit nuk arriti të përmbushte kriteret e përshtatshmërisë.

Ndërkohë që Peter Dinklage arriti të marrë çmimin si aktor mbështetës.