Futbollisti shqiptar së shpejti do të bëhet baba

92

Ai është një ndër futbollistët më të famshëm shqiptarë në qarkullim, për faktin se ka pasur një karrierë të admirueshme në nivelet e larta të futbollit evropian dhe botëror.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, lojtarin e Arsenalit dhe të kombëtares së Zvicrës, i cili ka origjinë shqiptare nga Kosova.

Graniti së fundmi duket se ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm. Ylli shqiptar i mesfushës së “toçinjve” anglezë ka publikuar në fotografi shumë domethënëse në profilin personal të tij në Facebook, nëpërmjet së cilës ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba.

“Mami dhe babi janë duke ju pritur”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social. Ju kujtojmë se Granit Xhaka është martuar në korrik të vitit 2017 me bukuroshen shqiptare Leonita Lekaj.