Fotot e rralla të Marilyn Monroe dalin në ankand

612
Sigal

Një vajzë me flokë të kapur, e re, e buzëqeshur dhe e turpshme.

Ja si shfaqet Marilyn Monroe në 1946-n kur fotografi Richard C. Miller e zgjodhi si modele për një shërbim fotografik.

Aso kohe quhej Norma Jeane Dougherty, ishte 19 vjeç dhe në vitet në vijim do transformohej në një super ‘seks-bombë’. Një nga gratë më të dëshiruara në botë.

Fotot e atij shërbimi do të dalin në ankand më 7 tetor në Santa Monica Auctions dhe mendohet se mund të shiten për çmimin marramendës mes 60 mijë dhe 80 mijë dollarë.

Mes fotove është edhe kontrata e firmosur nga Marilyn dhe një foto  e saj e veshur me fustan nusërie në martesën e saj të parë.