FOTO/ Xhensila jep lajmin e mirë më shpejt seç e prisnim

1061
Sigal

Tre muaj më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër. Këngëtarja shumë e dashur nga të gjithë solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Pas lindjen së vajzës Xhensila i është përkushtuar vogëlushes por tashmë ajo i është rikthyer punës.

Ndoshta nuk e prisnit kaq shpejt, por këngëtarja mesa duket ndihet gati për t’u rikthyer. 3 muaj pasi solli në jetë vajzën, Ajkën, këngëtarja e njohur do të jetë tashmë pranë fansave të saj në koncerte të ndryshme. Leja e lindjes ka mbaruar për Xhensilën, pasi këngëtarja do të jetë në koncertin e parë si nënë në Vjenë të Austrisë.

Rikthimin në koncerte Xhensila e ka bërë vetë me dije përmes një posteri të publikuar në Instagram ku tregon se pauza e shkurtër mbaroi dhe se ajo do të jetë sonte në një club të Vjenës duke performuar hitet e saj.

(er.cu/B