FOTO/ Tha që do të largohej nga ekrani, ja çdo të ndodh me Albano Bogdon këtë sezon televiz

462
Sigal

Muajin e kaluar aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim, Albano Bogdo i shokoi fansat me një video ku shprehej se ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale dhe se është i bindur që do heqë dorë edhe nga ekrani.

“Që nga sot kam vendosur të heq të gjitha rrjetet sociale dhe mjetet elektronike të komunikimit. Facebook, Instragam etj, do të heq edhe internetin dhe do të fik edhe telefonin për një kohë shumë të gjatë. Kam vendosur të dal dhe të jetoj jetën.

‘Nuk e di se çfarë do bëj, do mendohem shumë për atë që mund të bëj dhe kur mendohem shumë zakonisht marr vendimin e duhur. Me siguri kam bindjen se do dal në përfundim se do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më ka lodhur shumë. Gjithsesi gjithë jetën nuk kam qenë i famshëm, kam punuar edhe kamerier, kështu që mos u habisni kur të uleni në ndonjë lokal dhe do ju shërbej unë”, shkruante Albano.

Në këtë mënyrë ishte e paditur nëse ata do ta shihnim në “Klanifornia” apo jo.

Këtë e ka zbuluar Turi i cili është pyetur nga një ndjekës nëse Albano do jetë pjesë e spektaklit.

Turi ka konfirmuar se Albano do rikthehet në ekran dhe do jetë pjesë e “Klanifornia”.