Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, i cili është ndër të paktit që i ka deklaruar hapur prirjet e tij homoseksuale, nuk ndalet.
Me një tufë bananesh në dorë, Eltoni ka provokuar të gjithë ata që e përflasin dhe e kanë inat.
“Dedikim për ata që i kam ofenduar me të padrejtë Shqipëria do të bëhet!”– shkruan biznesmeni përkrah fotos në të cilën ka afruar bananet tek goja.
Por, pas këtij postimi, që disa e kanë quajtur ‘provokues’, vjen një koment diskriminues nga një ndjekësi që në profil ka foton me veshjen e bardhë të doktorit.
“Të mbajmë në gojë siç mban ti atë mikun k***, po kujdes mos mbytesh”- është komenti i ‘doktorit’.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Elton Ilirjanit, që jo vetëm i ka kthyer përgjigje, por e ka demaskuar publikisht.
“Je edhe doktor o kokrra e diskriminuesit. Doktor gomerësh sepse doktor njerëzish nuk duhet të jesh t’i o kopuk”– i është përgjigjur komentit të mësipërm.
Ndërsa e ka ndarë publikisht me ndjekësit e tij në rrjete sociale, shkruan: “Ky është doktor, imagjino sa diskriminues që është! Doktor gomerësh”.