FOTO/ Aktorja shqiptare martohet në fshehtësi me biznesmenin amerikan

651
Sigal

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, është martuar në fshehtësi një muaj më parë.

37-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me biznesmenin, Peter Palandjian, 54 vjeç dhe e konfirmoi martesën vetëm të shtunën, pasi publikoi disa foto nga ceremonia e 18 gushtit.

Ajo postoi disa momente nga dita e saj më e rëndësishme, krah së cilësoi shkroi vetëm ditën e martesës “8.18.18”, bashkangjitur me emoji-t e dy zemrave.

Veç ditës së celebrimit, çifti duket se kishte organizuar edhe një paradë me biçikleta në Boston, vendlindjen e bashkëshortit të aktores.

Çdo gjë ishte menduar deri në detaj, pasi edhe biçikletat kishin të shënuar ditët e tyre të martesës dhe bashkimet e emrave: “Peliza”.

Eliza Dushku, e cila u kthye në një aktore të njohur në Hollivud për rolet e saj në disa filma, shpalli fejesën me ish-tenistin në qershor të vitit të kaluar.

Peter është gjithashtu president i “Intercontinental Real Estate Corporation” në Boston, kompani e cila është themeluar nga babai i tij. Ai është diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe ka 4 fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

Eliza e ka mbajtur romancën jashtë vëmendjes së publikut dhe ka ndarë vetëm disa foto me raste në mediat sociale.

Aktorja ka qenë e lidhur më herët me kampionin e LA Lakers, Rick Fox, 47 vjeç, me të cilin ishte në një marrëdhënie prej 5 vitesh.