Sigal

Flori po bëhet baba për herë të parë dhe me një histori të ngjashme  gjë si reperi amerikan Drake! Lajmin e ka bërë të ditur emisioni  ‘SevenBizz’  i cili zbulon se ka burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, me prejardhje shqiptare, Alby Rydes, po pret fëmijën e kantautorit të njohur. Ajo është tashmë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdimisht po publikon fotografi me barkun e fryrë.

Ndërkohë edhe artisti i njohur me emrin Loco, me anë të një postimi ka uruar Albyn, duke shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat po a s’pate mashkull ma t’mire me gjet veç Flori Mumajesi me ta fry barkun a”.

Madje, në rrjetin social Instagram, të dytë po e ndjekin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes po ndjek.

Ndërsa e njëjta gjë nuk po ndodh mes Florit dhe Libertës, me të cilën deri pak  kohë më parë përflitej për bashkëjetesë.