Flori Mumajesi habit me deklaratën e çuditshme të tij në ditën e 8 marsit

464
Sigal

Një 25-vjeçare nga Polonia ka me emrin Juliana nga mosha 8 vjeçare deri në moshën 21 vjeç ka qenë viktimë e bullizmit, për shkak të një shenje të zezë që kishte në trup.

Juliana ka kaluar një fëmijëri  të tmerrshme, pasi kur ishte e vogël bashkëmoshatarët e saj e tallnin. Nuk kishte shoqe, pasi asnjë vajzë nuk i afrohej sepse mendonin se ajo ishte e sëmurë dhe rrinin gjithmonë larg saj.

Madje as prindërit e shokëve nuk donin që fëmijët e tyre të shoqëroheshin me të. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar, pasi Juliana është një modele shumë e paguar tani për shkak të shenjës së zezë që ajo ka në trup.

Gjatë kohës që ajo hyri në universitet, aplikoi për të qenë modele. Ajo u bë e famshme për shkak të shenjës, për të cilën dikur e përbuznin.

Juliana fiton mbi 300 mijë euro në vit nga modelingu dhe ka mbi 99 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram. Meshkujt sot e adhurojnë atë dhe e vlerësojnë bukurinë e saj.

Në një intervistë për “The Mirror” ajo ka thënë: “Ata dikur më tallnin dhe më kishin frikë, tani më kërkojnë të dalim bashkë fotografi. Dua thjesht t’i tregoj çdo njeriu se s’duhet të jetë i frikësuar vetëm se pse është ndryshe.”