Sigal

U bë një kohë relativisht e gjatë që thuhet se Flori s’do të jetë më pjesë e “Portokallisë”. Zërat janë shtuar edhe më shumë pas mungesës së tij në turin që aktorët e humorit po bëjnë nëpër qytete të ndryshme gjatë muajve të verës.

Kjo i ka bërë të gjithë të mendojnë se largimi i tij nuk është thjesht një thashethem, deri para pak orës. Vetë aktori, në llogarine e tij të Instagram-it  ka postuar një foto ku duket i veshur në rolin e policit të famshëm të Portokallisë.

“Për të gjithë fansat e mi! Të dashur fansa të personazheve të mia. Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e ‘Portokalli’-së nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do të jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet.

Gjithsesi, vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen në më pak se dy muaj. Pushime të mbara, ju dua shumë!”- shkruan Flori duke shuar kështu njëherë e mirë çdo aludim rreth largimit të tij.