Olti Curri na preku të gjithëve, ja postimi i tij për vendlindjen…

194

Qytetarët e Durrësit janë pa diskutim ata që përjetuan më fort tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit. Shumë familje u shuan tërësisht dhe shumë mbetën me pak anëtarë.

Olti Curri është një nga personazhet shqiptarë që e ka përjetuar më nga afër këtë situatë pasi ai është vetë nga Durrësi qyteti ku ka lindur dhe është rritur, ndaj edhe është më afër tragjedisë dhe vuajtjes së këtyre njerëzve.

Me anë të një postimi në Instagram, bloggeri mes emocionesh, lutet që Zoti ta ri ngrejë qytetin e Durrësit që sipas tij u shëmtua nga babëzia e njerëzve me pushtet.

‘Durres i bukur, qyteti qe kemi te gdhendur ne zemer. Lutem shume qe Zoti mos te te braktise dhe te ringrihesh vezullues, veshur me blune e detit dhe ngjyren flori te diellit.
Te shemtoi babezia e njerezve me pushtet dhe duket sikur kjo e terboi natyren ku njesoj si ne historite e mitologjise beri goditjen fatale dhe shkaterroi gjithçka.
Ata qe humben jeten na lane te gjitheve ne zi, ata qe po ndihmojne seriozisht po na bejne krenare, ata qe po tallen dhe perfitojne nga tragjedia po na turperojne te gjitheve.
Kaosi vazhdon, shpresa po shuhet, por shpirti yne vazhdon lufton.
Instikti mbijeteses, shpresa tek jeta dhe Zoti qofshin triumfi yt dhe i durrsakeve o Durresi yne i shtrenjte’.

© SYR