Fituesja e Eurovisionit nuk ndalet, shigjeton sërish këngëtaren shqiptare

860
Sigal

ituesja e Eurovisionit nga Izraeli, Netta u komentua shumë pas fitores për shkak të këngës së saj që nuk u prit dhe aq mirë.

Ajo qe bëri përshtypje dhe u komentua ishte edhe deklarata e saj pas fitores për këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqësoi Qipron dhe doli në vendin e dytë, Eleni Foureira. Fituesja nga Izraeli tha se këngëtarja shqiptare është më shumë për të kënaqur sytë sesa veshët.

Por duket se asaj nuk i del inati dhe vijon të shigjetojë këngëtaren me origjinë shqiptare. Në një konferencë pak ditë më parë, ajo la të kuptohej se performanca e këngëtares shqiptare Eleni Foureira ishte fallco.

“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticiteti. Unë isha në garë vetëm me veten time”, u shpreh ajo.
-640-0-5b067f978dcd2
Eleni-Foureira-at-the-rehearsals-of-the-first-semi-final-of-the-Eurovision-Song-contest-2018-in-Lisb