Fillon performanca, Ermal Meta mbush sheshin “Skënderbej”

542
Sigal

Ermal Meta ka filluar koncertin e tij në sheshin “Skënderbej” që është i mbushur plot nga publiku shqiptar.

Ai e ka nisur me këngët e tij italiane, por nuk dihet nëse do bëjë ndonjë interpretim të këngëve shqiptare.

I veshur me xhaketë gold dhe me këmishë, Ermali po dhuron emocione për shqiptarët.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ishte në konferencë ku rrëfeu për jetën e tij personale dhe për këngët që do të sjellë në vazhdim. Ai tha se ka shkruajtur disa këngë shqip, por duhet t’i studiojë mirë për ti publikuar.