Fernando feston ditëlindjen, ja si e uron mami Çiljeta…

589
Sigal

Sot në shtëpinë e Çiljeta Xhilagës ka dy gëzime, këngëtarja feston 34-vjetorin, ndërsa djali i saj Fernando mbush sot 6 vjeç.

Në vitin 2013, në ditën e lindjes Çiljeta mori dhuratën më të bukur të jetës, fëmijës e saj të parë.

“Faleminderit ZOT që si sot 6 vite më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram.

Në foto ajo shfaqet e veshur me fustanin e bardhë, duke sfiluar me djalin e saj, atëherë foshnjë në krah.

Po kështu, Çiljeta ka postuar edhe disa Insta Story të momenteve të para të ardhjes në jetë të Fernandos.

“Dashuria më e madhe e jetës sime.’ shkruan këngëtarja.