Fëmija i Dukeshës Meghan dhe Princit Harry nuk do të ketë një titull si princ apo princeshë, ja arsyeja…

428
Sigal

Në pak javë Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të parë. E gjithë bota është në ankth për të zbuluar gjininë, emrin apo dhe nëse fëmija do t’i ketë flokët e kuqe si i ati. Por përveç kësaj, burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë treguar së fundmi se fëmija nuk do të ketë titullin princ apo princeshë.

Kjo sepse në kohën kur Princ George V ishte në detyrë, limitoi numrin e pjesëtarëve të familjes që mund të kenë një titull mbretëror. Duke qenë se Princ Harry është djali i dytë i Princit të Wales, atëherë fëmijës së tij nuk do t’i garantohet një titull i tillë.

Megjithatë gjithçka mund të ndryshojë në moment të fundit, pasi Mbretëresha Elizabeth ka çdo gjë në dorë dhe është ajo që vendos nëse fëmija i Princ Harry-t do të ketë një titull.