Sigal

Chrissy Teigen i është kthyer keq një kritikuesi “mizor” për trupin e saj gjatë ndarjes së çmimeve Emmy të hënën.  Ndërkohë që supermodelja ishte pjesë e 70 vjetorit të Emmy-t për të mbështetur bashkëshortin e saj të nominuar John Legend, një komentues i shkruan nëse është shtatzënë sërisht, duke i vënë në dukje që dukej jo në formë.

Por edhe 32 vjeçarja nuk ia ka përtuar aspak komentuesit, duke përdorur sarkazmën ajo u përgjigj: “Unë sapo kam lindur një fëmijë, por faleminderit që jeni kaq të respektueshëm.”