Fansat hedhin dyshime: Justin Bieber i martuar me Hailey Baldwin

959
Sigal

S’ka shumë që është ndarë nga Selena Gomez dhe kohët e fundit është parë në shoqërinë e ish-të dashurës Hailey Baldwin, por Justin Bieber bën sërish të flitet për të.

Këngëtari kanadez është parë të mbajë një unazë rreth në gishtin e parafundit të dorës së majtë dhe në media u përfol për një martesë të mundshme të tij.

Sipas “TMZ”, është një lojë që Bieber e bëri për paparacët, thjesht për të parë reagimin e tyre. Njerëz të afërt me të thanë se ende nuk e ka hedhur atë hap, vuri vetëm në lojë paparacët dhe pasi bëri një foto me një fans nxitoi për të parë reagimet në internet.