Fansat ‘çmenden’ nga detaji në foton e Ledrit

548
Sigal

Reperi Ledri Vula po i shijon disa ditë larg angazhimeve.Në kryeqendrën franceze, Parisin,  ai në rolin e turistit të plotë është duke eksploruar gjithë kulturën që ofron qyteti i dashurisë.

E duket se në tentim për të treguar vendet që po i frekuenton në Paris, reperi i njohur ka zbuluar pa dashje diçka tjetër.

Fansat në rrjete sociale kanë vënë re një shenjë në qafë duke ngritur dyshimet se mund të ketë mbetur si ‘provë’ nga dikush tejet i afërt për Ledrin.

Se çfarë është shenja në fjalë nuk mund ta themi me siguri mirëpo atë që mund ta cekim është fakti që në fotot e para disa javëve, kjo shenjë nuk duket.