Sigal

Edi Manushi duket se e ka mbyllur aventurën e tij te “Procesi Sportiv” .

Moderatori i njohur e ka pohuar publikisht se emisioni i të dielës në mbrëmje me shumë gjasa do të ishte i fundit për të.

Në intervistën e bërë nga Fjoralba Ponari, Manushi ka një dedikim të veçantë për Marina Vjollcën, Gëzim Sinematin, Redi Jupin dhe Glenti Nallbanin. Ai më pas është i sinqertë kur thotë se lë kokën pas gruas.

Gjatë këtyre 10 viteve, “Procesi” meriton 9 me hatër, apo 10 me yll?

10 me yll.

Gënjeshtar… A të detyroi “Procesi sportiv” të hiqje dorë nga komentimi i ndeshjeve?

Jo, nuk ka lidhje.

A janë prezantueset femra më të ndjekura se femrat në emisionet sportive?

Po.

A është Marina Vjollca partnerja më e mirë që ke pasur ndonjëherë?

Shumë e mirë dhe gjej rastin të falenderoj tre njerëz: Marinën, Gëzim Sinematin dhe Redi Jupin. Një falënderim shumë i veçantë vjen për një personazh tjetër që në këto 10 vite në flet në vesh (kufje) dhe na orienton: Glenti Nallbani. Këta persona i kam shumë xhan.

Cila është shija që ju lë futbolli shqiptar?

Shije e ngatërruar. Konfuze shumë.

A është e vërtetë që ti lë kokën pas gruas?

Pas familjes, po. Por edhe pas gruas.

Çfarë mendon ajo për mua?

Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).

Kush ju ngjan më shumë, djali apo vajza?

Vajza. Vajza më ngjan në gjithçka.

Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”?

Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit me “Procesin”. Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për të tjera gjëra.

Po kush do të moderojë krah meje?

Ty do të marr me vete… (qesh).