Sigal

Përpara nisjes së sezonit të ngjeshur televiziv, Ermal Mamaqi ka filluar nga puna për një film të ri, xhirimet e së cilit kanë startuar ditën e djeshme.

Surpriza e këtij projekti do të jetë pjesëmarrja e këngëtares Elvana Gjata në rolin e protagonistes dhe shfaqja e saj për herë të parë si aktore. Mësohet se në filmin titulli i të cilit do të jetë  “Dy gisht mjaltë”, Ermali dhe Elvana do të luajn rolin e dy të dashuruarve.

Nga një foto që vetë Ermal Mamaqi ka postuar në ‘Instagram’ është kuptuar se puna ka filluar tashmë, madje mësohet se xhirimet po realizohen në Tiranë dhe në jug të Shqipërisë.

Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra mjaft të njohur të artit shqiptar, si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi, dhe Koço Devole.

Ende nuk ka një datë fikse se kur do të shfaqet filmi në kinema, por me siguri do të jetë një projekt mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer për publikun.\