Ermal Mamaqi ‘pajton’ Jul Dedën dhe Gent Zenelajn, lajmëron projektin gjigand

517
Sigal

Aktorët e humorit, Ermal Mamaqi, Jul Deda dhe Gent Zenelaj dikurë ishin kolegë dhe miq shumë të mirë. Ata bashkëpunonin në “Portokalli” dhe ishin grupi ThSHBSH, që pëlqehej shumë nga publiku kohë më parë.

Por, pas largimit nga “Portokalli” të tre morën rrugë të ndryshme. Ermal Mamaqi me një programacion të vetin, ndërsa Jul Deda dhe Gent Zenelaj punuan bashkë, derisa diçka nuk shkoi mirë dhe miqësia e tyre mori fund.

Megjithatë, Ermal Mamaqi ka postuar një foto të vjetër të grupit, teksa kërkon dhe një mendim nga fansat nëse do e pëlqenin një film me tre aktorët e humorit.

“Po sikur të vijë një film me kta 3 çunat? A thu kishe shku me e pa në kinema?”– shkruan Ermal Mamaqi bashkëngjitur fotos me dy aktorët.

Sigurisht një postim i tillë nxit dyshimet se Gent Zenelaj dhe Jul Deda mund t’i kenë rregulluar marrëdhëniet mes tyre. A thua të ketë qenë Ermal Mamaqi shkaku?!