Ermal Fejzullahu konfirmon lajmin, baba për herë të katërt

465
Sigal

Rreth një muaj më parë në mediat rozë u përhap lajmi se Ermal Fejzullahu do të bëhej baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Ariana, vendosi ta mohonte lajmin, duke dashur të jenë të rezervuar deri në një moment të dytë.

Ermali konfirmoi se do të bëhet baba. Kur u pyet nëse thashethemet janë të vërteta ai u shpreh: “Po, është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë ajo ka rëndësi”.

Më pas ai ka shtuar se gjininë e fëmijës nuk e kanë mësuar ende, sepse Ariana duhet të jetë në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Ermali ka thënë se dhe fëmijët e tyre janë shumë të lumtur, por vetëm vajza e vogël bëhet xheloze, sepse është vetëm 5 vjeçe.