Ermal Fejzullahu i bën bashkëshortes dhuratën super luksoze, shihni fotot

622
Sigal

Këngëtari nga Kosova, Ermal Fejzullahu është një ndër partnerët më romantikë të shoëbiz-it shqiptar.

Ermali nuk humbet asnjë rast për të surprizuar bashkëshorten e tij dhe sapo i ka bërë një dhuratë që kap shifra marramendëse.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Ermali ka treguar se i ka bërë dhuratë një makinë të tipit, “Range Rover”, ngjyrë gri.

“E gëzofsh” shkruan Ermali mbi video.

Kujtojmë se në ditën e lindjes, Ariana mori dhuratë nga Ermali po një makinë “Range Rover”, por ngjyrë tjetër që me siguri asaj do i jetë mërzitur.

Kjo është një dhuratë që Ermali ka menduar pë partneren e tij dhe nënën e përkushtuar të katër fëmijëve.

Ermali dhe Ariana sapo janë kthyer nga pushimet në Maldives.

Çifti së bashku me fëmijët, kaloi ditët e para të vitit në këtë vend dhe fotot e tyre na bënë zili të gjithëve.