Sigal

Kampionatit Botëror të Futbollit po i vjen fundi dhe në datën 15 korrik do të mbahet finalja e madhe në Rusi mes Francës dhe Kroacisë, dy skuadra që u kualifikuan në gjysmëfinalen e sotme.

Kënga zyrtare e këtij botërori këndohet nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith.

Tre këngëtarët nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, por lajmëruan që në finale ata do të këndojnë në Rusi. Finalja e madhe po afron dhe Era Istrefi ka treguar nëpërmjet një postimi se mezi po pret të jetë në Rusi. Ajo ka shpërndarë një foto të stadiumit dhe përmbi të e emocionuar ka shkruar: “Shihemi shumë shpejt Rusia”.