Sigal

Suksesi i Era Istrefit është i konfirmuar dhe këngëtarja shqiptare është e angazhuar në shumë koncerte jashtë vendit. Viti që lamë pas ka qenë shumë i sukseshëm për këngëtaen shqiptare, e cila solli shumë hite të reja.

Ajo prej disa kohësh në disa intervista është shprehur se do të sjellë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm për të dhe duket se ka ardhur momenti që të zbulohet surpriza.

Era në një intervistë për “Telegrafin” u shpreh se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.

“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”- ka thënë Era.