Eni Shehu ka motër moderatoren e njohur

2180
Sigal

Eni Shehu është një ndër moderatorët më të dashur për publikun shqiptar që gjithnjë është pëlqyer më së shumti për zërin që e karakterizon, por jo vetëm.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Revistën Class” aty ku ka rrëfyer disa nga peripecitë që ka kaluar në karrierë për të mbërritur këtu ku është sot. Rikujtojmë se aktualisht Eni luan si aktor në “#Love#Likes#Tirana” që është web-series i parë në Shqipëri.

Përgjatë intervistës në fjalë për herë të parë mësuam se motra e Enit është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.

“Me cilën nga prezantueset shqiptare do të bashkëpunoje me qejf për një program në radio ose Tv?”- është pyetur Shehu.

Ndërkohë ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Më është mbushur mendja që së bashku me time motër, e cila drejton emisionin e mëngjesit në RTSH, mund të nxirrnim diçka të lezetshme. Blerina, nëse po më lexon, si thua?”

Pra Blerina Shehu që moderon emisionin e njohur “Mirëmëngjes Shqipëri” është pikërisht motra e Eni Shehut…