Sigal

Këngëtarja Eneda Tarifa ka surprizuar të gjithë fansat e saj duke sjellë një projekt të ri muzikor.

Ajo publikoi sot baladën e dashurisë, të titulluar “Nuk ia vlen”, të cilën e konsideroi si një dhuratë fundviti për të gjithë.

“Jam e lumtur që këtë fundvit si dhuratë për ju kam një projekt shumë të bukur muzikor”, shkruajti ajo në Instagram.

Teksti i këngës është punuar nga Fifi, ndërsa muzika nga Shkelqim Dule dhe Ervis Caushi. Balada e dashurisë pritet që të jetë suksesi i rradhës i Enedës.